Luiza Gega gëzon një tjetër triumf

UntitledMbyllet me sukses gjysmë maratona e organizuar për herë të parë nga Bashkia e Tiranës. Falë interesimit të shumtë, ky aktivitet mori përmasa të mëdha dhe gjatë viteve të ardhshme do të kthehet në një traditë për ta futur Shqipërinë në hartën e madhe gjeografike të këtij aktiviteti.

Rreth 1200 garues u regjistruan për të marrë pjesë në maratonë. E ndarë në 6 disiplina të ndryshme, maratona arriti kulmin në garën 21 km që nisi nga qëndra e Tiranës me itenerar deri në urën e Kasharit dhe në kthim me po të njëjtën linjë.

Kliko per me shume info

Në kategrinë e femrave ishte nënkampionia e Europës, Luiza Gega që u rendit në vendin e parë. Atletja profesioniste la pas gjithë rivalet e saj me kohën 1 orë, 22 sekonda e 917 të mijtat.

Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve, korçari Ilir Këllezi e mbylli gjysmëmaratonën me kohën 1 minutë, 13 sekonda e 30 të qindtat. Aktiviteti u copëzua edhe në dy gara 10 kilometra per femra dhe meshkuj.

Për meshkujt ishte Bledar Mesi që u rendit në vendin e parë, ndërsa Deborah Keçi arriti shkallën më të lartë të podiumit në disiplinën e femrave.

Distanca 10 kilometra

Meshkujt
Vendi i parë: Bledar Mesi
Vendi i dytë: Malvin Nikolla
Vendi i tretë: Kledis Malo

Femrat
Vendi i parë: Debora Keci
Vendi i dytë: Anduela Nika
Vendi i tretë: Eglantina Shemaj

Distanca 21 kilometra

Meshkujt
Vendi i parë: Ilir Kellezi
Vendi i dytë: Tiron Mamusha
Vendi i tretë: Besim Ismajli

Femrat
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Besjana Gega
Vendi i tretë: Mimoza Kusari Lila

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.