Luftoni rënien e flokut, përdorni këtë recetë…

UntitledPërveç të mirave te tjera shëndetësore, hudhra ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe pengon rënien e tyre.

Një varg studimesh shkencore kanë treguar se lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës. Megjithatë, ajo është një ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.
Për të përfituar nga efekti i hudhrës, ju mund të përdorni edhe shampo të ndryshme komerciale që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të përgatitni edhe vetë një recetë shtëpiake.
Ja si:
Fillimisht grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre deri sa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre. Më pas, lëngun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni rënie floku dhe bëni masazh për rreth 3 minuta.
Pas masazhit ju mund ta lini lëngun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera. Shpëlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Për të përfituar më së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive./blic/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Edhe majmunët bëjnë selfie si njerëzit. Shihni pozat e pabesueshme të tyre!(Foto)

Pozat e majmunëve duken krejtësisht si të njerëzve kur ‘’qepen’’ pas telefonit ...