Bomba mbi njerëzit e pafajshëm, rikthehet paniku në Siri

siriKanë rinisur sulmet ajrore në qytetin e shkatërruar të Aleppo në Siri. Bombaridmet i kanë dhënë kështu fund armëpushimit tre ditor të vendosur nga qeveria siriane dhe ajo ruse.

Nën shënjestër të dronëve sirianë dhe rusë janë pikërisht lagjet që kontrollohen nga kryengritësit e vendit, të cilët edhe këtë herë refuzuan ofertën e qeverisë siriane për të lënë qytetin nëpërmjet korridoreve humanitare gjatë armëpushimit të brishtë.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftime janë zhvilluar edhe në tokë, ndërsa janë raportuar edhe të shtëna me artileri të rëndë. Sulmet janë përqëndruar në pjesën lindore të Aleppos, zonë kjo me popullsi të dendur.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

teksas-vrasje

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar ...