Acarohet situata në botë: Luftanijet ruse drejt ujërave të Britanisë

luftanijeLuftëanijet ruse po lundrojnë drejt Britanisë ndërkohë që kanë si destinacion Sirinë.

Forcat e Armatosura norvegjeze kanë fotografuar një flotë luftëanijesh ruse që lundrojnë në bregdetin e saj, përfshi dhe një aeroplan-mbajtëse dhe nëndetëse.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Marina Mbretërore ndezi alarmin pasi u zbulua se Rusia planifikoi të dërgonte një flotë anijesh luftëtare përgjatë bregdetit britanik.

Burimet treguan se sot anijet ndodheshin akoma në veri të Skocisë por pritej të shkonin drejt Britanisë në çështje ditësh.

Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine, transmeton oranews. Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udhëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...