Luftanija, SHBA prezanton shkaterruesin e frikshem me te perparuar

Teknologji

107421-zIUjCFIDGLLuftanija më e përparuar teknologjikisht e flotës amerikane, e njëkohësisht më e madhja, nisi shërbimin e saj në Marinën amerikane pas një ceremonie zyrtare në Baltimorë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“USS Zumwalt”, e cila mban emrin e admiralit legjendar Elmo Zumwalt, do të shërbejë si pjesë e Komandës amerikane të Paqësorit.

Shkatërruesi (destroyer) i ri duket që në pamje të parë që është unik dhe, me humor, zyrtarë amerikanë thanë se nëse “Batmani” do të kishte një anije, kjo do të ishte zgjedhja e tij.

Me format e saj të prera dhe armët e fshehura nën sipërfaqe, “USS Zumwalt” e bën shumë të vështirë, thuajse të pamundur, diktimin nga radari. Veç armëve të zakonshme, si raketa balistike e të tjera, kjo luftanije ka në bordin e saj edhe topat lazer apo elektromagnetikë, teknologji që ende nuk dihet me saktësi si funksionon.

Gjithashtu bie në sy sistemi elektrik që fuqizon anijen, e cila mund të ndezë të gjitha sistemet e saj në bord dhe te këtë ende energji për të furnizuar me elektricitet një qytet të vogël. Shkatërruesi është 185 metra i gjatë dhe ekspertët mendojnë se ky mjet ri i do të ndryshojë luftën detare në të ardhmen.

Sigurisht që me një kosto prej rreth 7 miliardë dollarësh për anije, kjo është një kusht paraprak, ndërsa pritet që së shpejti flotës amerikane t’i bashkohen edhe dy të tilla, që janë ende duke u ndërtuar.

ME TE LEXUARAT