Rikthehet “Lufta e ftohtë”, Rusi-Perendim

Kliko per me shume info

putin-armeEkspertët e politikës së jashtme në Moskë kanë paralajmëruar se Rusia dhe Perëndimi janë drejtuar drejt një ngecje e cila është e rrezikshme, duke e krahasuar atë me krizën e raketave kubane.

Duke iu referuar kësaj, gazeta Britanike ”The Telegraph”, shkruan se jemi në gjendjen ku Vladimir Putin sfidon hegjemoninë ndërkombëtare amerikane.

Kliko per me shume info

“Nëse ne flasim për fundin e Luftës së Ftohtë, ne jemi aktualisht diku në mes të ngritjes së Murit të Berlinit dhe krizën kubane të raketave”,- tha Gen Evgeny Buzhinsky, ish-kreu i ministrisë ruse të departamentit ndërkombëtar.

“Me fjalë të tjera, jemi në prag të luftës, por pa mekanizma për menaxhimin e konfrontimit”, shtoi ai. Ministria e Jashtme ruse të shtunën ka akuzuar administratën e Obamës për përpjekje në “shkatërrimin përfundimtar të marrëdhënieve me Rusinë”.

Sergei Ryabkov, zëvendësministër i huaj, nga ana tjetër, lë të nënkuptohet se Moska do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me sanksione të reja kundër Rusisë në përgjigje të bombardimit të Aleppo.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here