LSI rimartesë me PD? Rama: Nuk merrem me mistrecllëqe batutash

Politikë

luan ramaDeklaratën e kryeministrit Edi Rama se është në pritje të vendimit të LSI për vazhdimin e koalicionit për një tjetër mandat nëse LSI nuk rimartohet me PD, duket se nuk e kane pritur miretek LSI.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha sot se “nuk jam këtu dhe nuk preferoj të merrem as me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Është e rëndësishme që mazhoranca dhe qeveria të jetë e përqëndruar tek përmbushja e detyrimeve dhe reformave. Është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe përkushtim i reformës zgjedhore, lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës. Realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës", ka thene Luan Rama.

I pyetur për reformën zgjedhore dhe nëse LSI vazhdon t’u qëndrojë listave të hapura, ai tha: Kemi përfaqësuesin tonë në Komision dhe gjithë kontributin tonë do ta japim në Komision dhe Kuvend”.

Luan Rama evidentoi se LSI do ta vlerësojë me shumë seriozitet dhe maksimalisht ligjin e mbetjeve, duke respektuar të gjitha ndjeshmëritë dhe mbi çdo ndjeshmëri interesin publik dhe interesin e vendit.

ME TE LEXUARAT