Lotaria Amerikane, Ambasada e SHBA: Shmangni këto mashtrime

lotaria-amerikaneNë 4 Tetor 2016 Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për Lotarinë Amerikane (Diversity Visa 2018), i cili çdo vit vë në dispozicion deri në 55.000 viza emigruese për njerëzit nga vendet me shkallë të ulët emigrimi në SHBA.

Për të gjithë ata që aplikojnë për lotarinë, Ambasada Amerikane ka publikuar disa këshilla sesi të mos bëhen pre e mashtrimeve të ndryshme. Për t’u regjistruar në programin “DV 2018” duket përdorur vetëm faqja zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Ky aplikim mbyllet në 7 Nëntor 2016 në orën 18.00. Një proces i rastësishëm i përzgjedhjes do të përdoret për të zgjedhur kandidatët që mund të vazhdojnë procesin e aplikimit.

Ndaj gjatë kësaj periudhe aplikuesit duhet të kenë parasysh disa gjëra:

Së pari duhet të kenë kujdes nga mesazhe në emailin e tyre personal që tregojnë se jeni shpallur fitues dhe duhet të paguani një shumë parash, për të nisur me procedurat e mëtejshme.

Shiko që faqja të ketë adresën “.gov”

Vetëm informacionet për vizë që në fund të faqes së internetit kanë “.gov” është zyrtare e qeverisë së SHBA-së. Çdo informacion tjetër, që vjen nga një adresë që nuk përfundon me “.gov”, është e dyshuar. Nuk duhet të mashtoheni nga imazhet e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtëpisë së Bardhë apo Statujës së Lirisë. Çdo gjë në internet që nuk përfundon me “.gov” është mashtrim.

Asnjëherë mos dërgoni para për aplikimin për vizë

Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë në programin e “DV 2018”. Tarifat për procesin e aplikimit i paguhen Ambasadës Amerikane në momentin e intervistës kur ju shpalleni fitues nga aplikimi “DV 2018”. Kjo pagesë bëhet në ambasadë dhe qeveria e SHBA-së kurrë nuk do t’ju kërkojë të dërgoni pagesa paraprakisht me çek apo transfertë bankare.

Ka vetëm një vend për të mësuar statusin tuaj, online.

Aplikantët e lotarisë duhet të kontrollojnë statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të DV Entry në http://www.dvlottery.state.gov.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mund të dërgojë një email kujtesë, por nuk ju dërgon në postën tuaj elektronike nëse jeni shpallur fitues apo jo. E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse jeni përzgjedhur në këtë program aplikimi për vizë është duke bërë monitorimin e faqes “status-check” në dvlottery.state.gov.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...