Lorik Cana surprizon fansat, ja puna e tij më e fundit

UntitledNë pritje për të njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur, Lorik Cana ka filluar të mendojë që tani për jetën pasi të varë këpucët në gozhdë.
Ish­-kapiteni i Kombëtares ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këtë kurs, i 22­-ti, morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator.

Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin. Gjithashtu FSHF­ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm. (Panorama Sport)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...