Sonte klasikja angleze, Liverpool-Manchester United

klasikja-anglezeËshtë dita e klasikes së Premier League, mitiku Anfiled pret sot (në orën 21:00) përballjen mes Liverpool dhe Manchester United, dy skuadrave që kanë fituar më tepër në futbollin anglez.

Mbi 120 vjet rivalitet mes dy tifozerive në fushë shumë yje e antagonizëm dhe në stola një derbi tjetër i vecantë, ai mes Jurgen Klopp dhe Jose Mourinhos, dy prej trajnerëve më të mëdhenj në botën e futbollit. Manchester United i ka fituar 5 takimet e fundit ndërmjet tyre në Premier League, por muzika tani në Anfield ka ndryshuar. Liverpooli i ka bërë një nisje mjaft të mirë sezonit dhe merita për këtë i shkon padyshim edhe Jurgen Klopp që i ka dhënë skuadrës fytyrën e tij.

Për të “kuqtë” kjo ndeshje mund të përcaktojë shumë edhe për ecurinë e sezonit, një provë force me Manchester United që edhe pse ka pasur jo pak oshilacione gjatë këtij sezoni, ka yje në përbërjen e skuadrës dhe padyshim kualitetin për të fituar cdo ndeshje. Shijon klasiken e tij të parë angleze në krye të “djajve të kuq” edhe Jose Mourinho, trajneri që kërkon të rikthejë lavdinë në Old Trafford dhe që në një farë mënyrë është një “mace e zezë’ për Liverpoolin.

Portugezi ka një rekord pozitiv në Anfield ku i ka prishur shumë punë Liverpoolit gjatë periudhave kur ka drejtuar Chelsean. Padyshim ndeshja më e bujshme është ajo fitore 2-0 e “bluve” në 2014 që i hoqi Liverpoolit nga duart titullin e shumëpritur. “Të kuqtë” vijnë plot besim pasi i kanë fituar të pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet me këtë përballje që do të jetë një test i vështirë edhe për mbrojtjen e Manchester United që i duhet të bëjë ndeshjen perfekte për të marrë sot një rezultat pozitiv.

Për sa i përket gjendjes së skuadrave Liverpoolit do ti mungojë Adam Lallana, ashtu si dhe Georginho Wijnaldum, ndërsa mbrojtësit Nathaniel Clyne dhe dejan Lovren janë të gasthëm për Klopp që mund ti dhurojë për herë të parë fanellën e titullarit Emre Can. Te Manchester United Jose Mourinho ka rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si sulmuesin Henrikh Mkhitayran dhe mbrojtësin Luke Shaw dhe ka të gjithë grupin të gatshëm me përjashtim të Phil Jones.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë ...