Arrestohen dy adoleshentët "e tmerrshëm", ja lista e vjedhjeve në Durrës

Aktualitet

policia-durresDy adoleshentë kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen për 12 vjedhe sëbashku me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Ata ishin kthyer në "tmerrin" e Durrësit pasi grabisnin banesa e lokale të ndryshme.

Njoftimi i Policise:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të një pune intensive, me qëllim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e veprave penale, kanë bërë të mundur goditjen e një grupi, të cilët kryenin vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.

Efektivat e Policisë kanë kapur shtetasit e mposhtëm të shpallur në kërkim, njëri prej tyre I lënë në gjendje të lirë(për shkak të moshës), konkretisht:

• M.S. 17 vjeç, banues në Durrës, I ndaluar nga Policia;

• M.Xh. 16 vjeç, banues në Durrës, I cili u la në gjendje të lirë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasin:

• F.Ll. 19 vjeç, banues në Durrës.

Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara janë zbardhur dhe dokumentuar 12 vjedhje, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin për një periudhë 3-mujore, konkretisht:

1.Më datë 06.07.2016, në lagjen Nr. 8 kanë vjedhur banesën e shtetasit P.D. 56 vjeç, ku kanë marrë 10 000 lekë;

2.Më datë 18.07.2016, në lagjen Nr. 5 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.M. 29 vjeç, ku kanë marrë një orë dore;

3.Më datë 14.08.2016, në lagjen Nr. 5 kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit N.Ll. 46 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 5 000 lekë;

4.Më datë 14.08.2016, në lagjen Nr. 9 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.B. 31 vjeç, ku kanë marrë një laptop, ora dhe 500 €;

5.Më datë 15.08.2016, në lagjen Nr. 13, tek”Shkëmbi i Kavajës” kanë vjedhur banesën e shtetases A.P. 43 vjeçe, ku kanë marrë bizhuteri;

6.Më datë 23.08.2016, në lagjen Nr. 1 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.C. emigrant, ku kanë marrë disa bizhuteri;

7.Më datë 29.08.2016, në lagjen Nr.11 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.Sh. 48 vjeç, ku kanë bizhuteri;

8.Më datë 08.09.2016, në lagjen Nr.18 kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.H. 44 vjeç, ku kanë marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake;

9.Më datë 02.10.2016, në lagjen Nr. 8 kanë vjedhur mjetin motorçikletë me targa CAF 663 në pronësi të shtetasit S.Xh. 32 vjeç;

10.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.L. 58 vjeç, ku kanë marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake;

11.Më datë 15.10.2016, në lagjen Nr. 5 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.Dh. 26 vjeç, ku kanë marrë një aparat telefoni celularë dhe 15 000 lekë;

12.Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 7 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.M. 59 vjeç, ku kanë marrë tre aparate telefoni celularë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar telefona celularë dhe motorçikleta.

Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër pronës dhe përdorues të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134,/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT