Lionel Messi zbulon sekretin e suksesit të Barcelonës

30
Kliko per me shume info

messiLeo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, ka thyer heshtjen e tij për shtypin britanik. Ai flet përpara ndeshjes mes Manchester City dhe Barcelonës, që do të luhet të martën në “Etihad Stadium”, e cila korrespondon me raundin e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, 2016-2017.

Leo Messi flet në këtë intervistë për suksesin e Barcelonës. “Ne jemi një grup dhe punojmë së bashku për të fituar. Nuk ka asnjë lloj egoizmi në mesin e lojtarëve, që e përbëjnë ekipin tonë, – tha Leo Messi në këtë intervistë të dhënë për gazetën britanike, “The Sun”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Gjithmonë gëzojmë së bashku kur fitojmë dhe shënojmë gola, çka na jep më shumë besim. Pra, ne përpiqemi për ta shijuar sa më shumë të jetë e mundur një ndeshje futbolli, duke e pasur lojën nën kontroll. Neymar është shumë i afërt me shokët e skuadrës, ne e admirojmë shumë. Ai kanë një karakter, që të bën të qeshësh. Të gjithë ndjehemi shumë mirë së bashku”.

Pra, thelbi i kësaj interviste me Leo Messin është sekreti i Barcelonës, që sipas yllit argjentinas ka të bëjë me diçka thelbësore: “Nuk ka ego individuale para skuadrës”. Leo Messi tashmë ka shënuar 14 gola në 12 ndeshje që ka luajtur këtë sezon.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here