Ligji i mbetjeve, LSI kërkon ekspertizë të BE-së. Arsimi, Meta: Rishikim të zbatimit

Politikë

meta-ligji-mbetjeLigji i mbetjeve dhe zbatimi i reformës së arsimit të lartë kanë qënë në fokus të fjalimit të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë. Lidhur me debatin e gjërë për mbetjet, kreu i LSI-së propozon një ekspertizë të thelluar të BE-së.

“Mbetjet, debat i kuptueshëm dhe pozitiv. Qëllimi ynë nuk ka qënë për zgjidhje oportuniste, por zgjidhje parimore që garantojnë interesin e gjëre të publikut dhe kjo ka qënë arsyeja që ne kemi insistuar për dialog të ngushtë me shoqërinë civile. Jemi në një situatë ku kemi një intepretim të ndryshëm të direktivave të BE-së. Të pranojmë një ekspertizë të thelluar të BE në këtë drejtim, sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale dhe kur konflikti është i stisur për një çështje sensitive dhe shoqërimi gjithmonë i zbatimit me një dyshim të përhershëm nuk është pozitive”, tha Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për kreun e LSI-së, problemet që janë hasur në zbatimin e reformës së arsimit të lartë vijnë si rezultat i moskoordinimit në kohën e duhur të qeverisë, ministrisë, universiteteve.

“Dihet që nga përfaqësues të LSI ligji u mbështet por duke u thënë qartë se në rast se nuk do të zbatohej në mënyrën e duhur, nëse aktet nënligjore nuk do të bëheshin në kohë, pasi procesi gjithëpërfshirës me gjithë grupet e interesit, përfaqësuesit të trupës akademike, studentëve, maturantëve e kështu me radhë kishte shqetësime për suksesin e plotë të tij në zbatim. Praktikisht është hapur një debat i cili vetëm në fund të këtij procesi do të mund të japë konkluzione të qarta lidhur me efektivitetin e formulave të zbatimit të këtij ligji. Për ne, absolutisht që gjithçka ka qënë e evitueshme në rast se procesi i gjithë akteve të tjera të qeverisë, minsitrisë apo të universiteteve do të ishin koordinuar në kohën e duhur në mënyrë që të kishim një përputhshmëri sa më të suksesshme midis meritës dhe preferencës. Për ne nuk është çështje statistike, por për ne dhe një njeri nëse do të lëndohej pa të drejtë nga një proces apo reformë është një problem dhe një ftesë serioze për rivlerësim dhe për rishikim jo të reformës, por mënyrës së zbatimit të kësaj reforme”, tha Meta.

Meta kërkoi një përmirësim të klimës së biznesit duke propozuar një rishikim të ngarkesave fiskale për investimet e huaja, për të nxitur investime cilësore dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërsa lidhur me zgjedhjet e ardhshme, kreu i LSI tha se detyrë e politikës është të sjellë standard maksimal të zgjedhjeve./tch

ME TE LEXUARAT