S’ka burg për ata që pinë hashash, ky është ligji i çuditshëm shqiptar!

Kapet “bosi” shqiptar i drogës në Gjermani, shikoni ku i kishte fshehur 230 kg hashashDrafti me ndryshimet në Kodin Penal që propozon Ministria e Brendshme në lidhje me drogën legalizon përdorimin e drogës, duke mos e quajtur vepër penale dhe ashpërson dënimet për kultivimin, shitjen dhe trafikimin.

Ashtu siç paralajmëroi ministri Saimir Tahiri dy ditë më parë, nisma ligjore për goditjen e fenomenit të drogës, që nga kultivimi, shpërndarja dhe më pas trafikimi, është formalizuar me një shkresë me tri propozime drejtuar Këshillit të Ministrave. Një nga propozimet në këtë draft është ndryshimi i Nenit 283 të Kodit Penal, që ka të bëjë me mbajtjen e paligjshme, tregtimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Kliko per me shume info

Pika e parë që propozohet të ndryshohet në këtë nen është pikërisht konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për përdorim vetjak. Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo nuk përbën vepër penale, por kundërvajtje administrative.

Në vijim propozohet edhe një masë më e lartë dënimi për personat që përfshihen në çështjet e drogës, duke i klasifikuar edhe nga sasia e lëndës narkotike. Dënimi më i lartë i propozuar është deri në 15 vjet burg, për rastet kur kultivimi i drogës, apo shitja dhe trafikimi kryhen në mënyrë të organizuar.

PËRDORUESIT

Propozohet që konsumi dhe mbajtja për konsum vetjak i një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale. Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo është një praktikë e ndjekur nga shume shtete të Europës.

“Kujtojmë se Policia e Shtetit kap shumë persona që janë konsumatorë dhe mbajtës të sasive të vogla të lëndëve narkotike. Rreth 70% e këtyre rasteve përfundojnë me mosfillim të procedimit penal nga Prokuroria”, argumentohet në draftin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa shtohet se, edhe për rastet që fillojnë procedimet penale, kërkohet një angazhim tepër i madh burimesh dhe ekspertizë për te vërtetuar “dozën ditore” të një konsumatori rast pas rasti, pasi ajo ndryshon nga një individ në tjetrin, për shkak të stadit të ndryshëm të karrierës në konsumin e lëndëve narkotike.

Doza ditore është më pak te një person që sapo ka filluar të konsumojë lëndë narkotike dhe më e madhe te një person i avancuar. Për vërtetimin e këtyre zhvillohen seanca gjyqësore pa fund dhe me pjesëmarrjen e një numri të madh ekspertësh, duke sjellë shpenzime gjyqësore të panevojshme dhe shterim të burimeve./Panorama

1 COMMENT

  1. DUKET QE SPASKE DALE ASNJEHERE NGA FSHATI E KU ESHTE E CUDIDSHMJA NE KETE LIGJ ???
    PO PSE AI QE PERDOR MAKSIMUMI 1 gram HASHASH DUHET DENUAR NJELLOJ ME ATE TREGETON NJE TON HASHAHSH ???
    E CUDITSHME ESHTE QE TI FUSESH TE DY NE NJE DENIM TE NJELLOJTE SIC ESHTE BERE DERI TANI
    NE TE GJITHA VENDET E BOTES PERDORUESIT NUK DENOHEN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here