Ligji grek e shpëton nga dënimi me 10 vjet, Alket Rizai: Së shpejti lirohem nga burgu

alket-rizaiGjykata greke e Lamias ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg shtetasin shqiptar, Alket Rizai, për akuzën e mbajtjes peng të 5 zyrtarëve të Burgut të Malandrinos, në Fokidha të Greqisë qendrore, më 17 mars të vitit 2013, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij me qëllim që të arratiseshin.

Me 10 vite e 8 muaj burg secili janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe me heqjen e të drejtave politike për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për 5 vite.

Avokati i tij personal, Sakis Kehajoglou ka deklaruar ekskluzivisht për Top Channel se ky është një nga vendimet e fundit për veprat penale, për të cilat akuzohet Alket Rizai.

I pyetur se përse klienti i tij ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Nuk jam as shenjtor, as djall. Nëse më dënoni ose jo, për 1 vit e gjysmë do të jem i lirë”, Kehagioglou ka thënë se Alketi ka mbledhur të gjithë dënimet ndaj tij, përfshi dhe burgimin e përjetshëm, dhe sipas ligjeve greke duke zbritur kohën që ka qëndruar në burg, ka llogaritur se për një vit e gjysmë ose diçka më shumë do të jetë përsëri i lirë.

Referuar Kodit Penal të Greqisë dhe konkretisht nenit 105, burgimi i përjetshëm nënkupton maksimumi 20 vite burgim. Por kur kryhet 3/5 e denimit, nisin procedurat për lirimin me kusht. Po ashtu, Kodi Penal i Greqisë, parashikon që pavarësisht numrit të dënimeve që një person mund të ketë, ato unifikohen në një të vetëm.

Në gjyqin e sotëm në Lamia, Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, ka pohuar para trupit gjykues se nuk kishin ndërmend që të plagosnin apo vrisnin punonjësit e burgut që morën peng, ndërsa ka thënë gjithashtu se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, që po i konsumonte për herë të parë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...