Situatë dramatike në Lezhë, Ministria e Bujqësisë: 40% e qytetit nën ujë!

17
Kliko per me shume info

lac-permbytjeMinistria e Bujqësisë bëri me dije të dhënat paraprake nga përmbytjet në zonën e Lezhës, duke theksuar se rreth 40% e qytetit është nën ujë.

Duke theksuar se reshjet kanë qenë intensive, Ministria thekson se rreth 40 hektarë tokë në Kolsh janë nën ujë, si dhe dy shtëpi.

Kliko per me shume info

Në Kurbin, janë gjithsej 30 ha nën ujë. Në fshatrat Spiten dhe Tresh janë të përmbytura 50 ha tokë.

Në zonën e Zadrimës nuk ka probleme. Ministria sqaron se hidrovoret janë në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Bordi i Kullimit po ndërhyn me ekskavatorë në grykat e kanaleve kullues për të shpejtuar përcjelljen e shpejtë të ujërave.
Ministria deklaron se gjatë orëve të fundit kanë rënë në Lezhë 72 mm shi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here