Lezha zgjohet nën ujë, raportohen dëme të shumta materiale

3
Kliko per me shume info

UntitledShirat u rikthyen dhe Lezha u bë sërish viktimë e saj. Raportimet tregojnë se disa lagje në këtë qytet janë zgjuar nën ujë, ndërsa shumë biznese të kateve të para janë dëmtuar nga reshjet me intensitet të lartë që kanë rënë përgjatë natës. Problematike paraqitet situata në lagjen ‘Besëlidhja’, ‘Gurrat’, ‘11 Janari’ si dhe në kompleksin e shkollave. Në këto lagje, mësohet se nën ujë janë disa biznese, ku katet e para kanë prezencë uji. Mësohet se Bashkia e Lezhës ka nxjerrë në terren punonjësit e Shërbimeve për të pastruar inertet që kanë bllokuar disa rrugë si dhe për pastrimin e pesetave.

Prej vitesh shihet ky problem në Lezhë dhe investimet për parandalimin e përmbytjeve ka qenë një nder premtimet kryesorë elektoralë të kryebashkiakut të Lezhës për 6 mujorin e parë të mandatit, ndërsa situata vijon të ngelet problematike sa i takon infrastrukturës.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here