Robert Lewandowski ka një lajm të madh për Bayernin

1473467082levandovsdkiFutbollisti Robert Lewandowski do të luajë deri të pakten ne vitin 2021 te Bayern München! Medie të ndryshme polake raportojnë se sulmuesi tashmë ka një marrëveshje me klubin bavarez, e cila i mundëson atij një rritje të ndjeshme page.

Gjithsesi, çështja ende nuk mund të quhet e mbyllur, kujdeset të raportojë “Bild”. Negociatat ndërmjet palëve, të cilat kanë nisur prej disa muajsh, janë drejt përfundimit. Kontrata e 28-vjeçarit, e cila aktualisht përfundon në vitin 2019, pritet që brenda pak ditësh të zgjatet me dy vite të tjera, siç ka paralajmëruar vetë “bomberi” para disa javësh.

“Bild” zbulon se paga e re e polakut do të jetë në një nivel të përafërt me lojtarët më të paguar të Bayern-it: ndërmjet kapitenit Philipp Lahm (12 milionë euro/vit) dhe atij i cili paguhet më shumë, Thomas Müller (deri në 15 milionë euro/vit). Paga aktuale e ish-yllit të Borussia Dortmund-it është rreth 10 milionë euro.

Me këtë firmë, e cila pritet të zyrtarizohet në Asamblenë e fundit të nëntorit, kur Uli Hoeness të rikthehet president i klubit, Lewandowski do të bëhet lojtari i tetë me kontratë afatgjatë në Mynih, bashkë me yje si Jerome Boateng, Thomas Müller, David Alaba, Mats Hummels, Manuel Neuer, Renato Sanches dhe Javier Martinez.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

balotelli

Një milion paund për Balotellin, që…të mos pështyjë kundërshtarin

Në kontratën e Mario Balotellit, me Liverpulin ekzistonte një klauzolë që shpërblente ...