Levan-Tepelenë, makina godet trafikndarësen, plagoset shoferi

aksidentiiiNjë person mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes, teksa mjeti tip ‘Ford Focus’ me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Aksidenti u regjistrua në autostradën Levan-Tepelenë, ndërsa i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit O. Omeri 40 vjeç, banues në Vlorë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia e qarkullimit rrugor e mbërritur në vendngjarje nisi procedurat për zbardhjen e aksidentit.

Burime nga policia thane se 40-vjeçari po udhëtonte nga Tepelena për në Vlorë, kur ka humbur kontrollin mbi mjetin duke goditur trafikndarësen.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruja-thonjte

Tiranë, në kërkim gruaja “e tmerrshme”, shpoi gomat e katër makinave

Policia e Tiranës ben me dije ne komunikaten ditore te saj se ...