Lenjani i dëmtuar i nënshtrohet një operacioni, raportohet gjendja e tij (Foto)

UntitledNdeshja Shqipëri- Spanjë ishte një përfundim i keq jo vetëm nga rezultati por dhe nga gjendja e Lenjanit. Futbollisti Kosovar, Ermir Lenjani u dëmtua ndeshjen e mbrëmjes së kaluar, duke u detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spital në Tiranë. I dëmtuar dje në minutën e 45, mesfushori i Kombëtares u largua menjëherë nga fusha për në spitalin e Shkodrës e më pas drejt Tiranës. Pas kritikave të shumta mbi ndeshjen dhe përfundimit, flet Lenjani. I fashuar ai falenderon mjekët por ka edhe një mesazh për kuqezinjtë. Nëpërmjet një posimi në FB, ai shkruan:
“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen. EL3”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.