Kryeparlamentarja e Italisë viziton nesër Tiranën

Kliko per me shume info

LAURA-BOLDRINIKryetarja e Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, vjen të enjten për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Më datën 13 tetor 2016, ora 09:30 të dy homologët do të zhvillojnë një takim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit (kati i tretë) dhe më pas do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp”, sqaron zyra e shtypit të Kuvendit.

Kliko per me shume info

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Boldrini, rreth orës 13.00 do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare.

Gjatë kësaj vizite, Boldrini do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.