Largim i bujshëm nga kombëtarja e Spanjës, futbollisti: Do ik pas botërorit

Sport

Gerard-Pique1-541x350Një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares së Spanjës ka pranuar se do të braktisë ekipin e tij.

Pike, futbollisti që luan edhe me Barcelonën është shprehur se do të largohet nga Spanja pas Botërorit "Rusi 2018".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vendimi për të lënë kombëtaren është marrë dhe nuk ka ndryshuar. Ndoshta situata precipitoi në Shqipëri dhe nuk doja që ta deklaroja atëherë, por në media dolën lajme që nuk ishin të vërteta, si tregojnë edhe pamjet. Kam lexuar sikur më kanë detyruar rrjetet sociale të kombëtares, “AS”, “Marca”, marioneta e Florentino Perezit, “El Diario Sport”. Jo, vendimin e kam marrë vetë, e kam merituar pas 10 vitesh me kombëtaren dhe mendoj se ka ardhur koha të largohem. Është koha të mënjanohem dhe brezat e rinj të marrin vendin tim. Dëshiroja ta lija kombëtaren që pas Botërorit 2014, sepse nuk kisha më asnjë motivim, ndihesha bosh, por më pas erdhi Luis Enrike te Barcelona dhe gjërat ndryshuan, vendosa se dëshiroja të bëhesha më i miri në botë dhe tani ndihem i qetë, i lumtur dhe më i kompletuar se kurrë”, është shprehur Pike.

ME TE LEXUARAT