Largimi nga kombëtarja? Ergys Kaçe flet të vërtetën (Foto)

UntitledNjë lajm i keq u përfol gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për një largim të mundshëm të Ergys Kaçes nga Kombëtarja pasi përfundoi në tribunë në ndeshjen e fundit. Mesfushori kuqezi nuk vonoi dhe reagoi direkt për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Me një status në ‘’Facebook’’ ai sqaron fjalët e thëna.
‘’Pershendetje te gjithe ndjekesve te mi…
Dua te pergenjeshtroj nje lajm te nxjerre nga mediat per largimin tim nga Kombetarja Shqiptare si shkak mosperputhje me tranjerin tone Gianni De Biazi…
Ky lajm nuk eshte aspak i vertet !
Une nuk do te largohesha kurre nga Kombetarja Shqiptare per asnje lloj arsyeje.
Une ne Kombetaren Shqiptare kam ardhur me nje deshire te plote dhe kurrsesi sdo te doja largimin nga Kombetarja ime.
Per ekipin tone Kombetar kam ndenjur dhe ne stol,dhe ne tribune por dhe ne Formacion,dhe kam respektuar gjithmone zgjedhjet e trajnerit.
Shqiperia ose Kombetarja Shqiptare eshte prejardhja ime, eshte Atdheu im pavarsisht, se une jam rritur ne nje shtet tjeter,nuk e kam mohuar kurre Atdheun tim dhe Jam shume Krenar qe jam Shqiptar.
Theksoj per ”Lajmet Fallco” dhe te paverteta qe une si Ergys Kace jam i lumtur ne cdo moment kur KOMBI im fiton pavarsisht a jam ne stol,ne tribune, apo ne formacion.#ShqiperiaMbiTeGjitha
Me Respekt Ergys Kace’’ –shkruan Kace.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.