“Lumë” largimesh tek ekipi italian, ja futbollistët që i kap “fshesa” te Interi

interi-keqDrejtuesit e klubit të Interit kanë menduar të largojnë disa futbollistë, pasi ndonëse u blenë shumë shtrenjtë nuk kanë paraqitur formë të mirë në ekip.

I pari në listë është Marcelon Bozoviç i cili në verë u kërkua nga shumë skuadra. Kroati këtë vit e ka filluar keq me trajnerin Frank De Boer, ndërsa në ndeshje kundër Southamphton mori edhe karton të kuq.

I dytë në listë është Stevan Jovetiç. Malazezi në fillim erdhi me shumë bujë, ndërsa iu dha edhe numri 10, por ai dështoi të tregoj sa vlen realisht.

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm është Geoffrey Kondogbia, i cilësuar nga internistët si “Pogba i ri”, për të cilin u paguan edhe 32 milionë euro. Por lojtari ka dështuar të ambientohet në futbollin italian dhe pritet ti thotë lamtumirë skuadrës në janar.

Nëse arrijnë ti bëjnë këto shitje, drejtuesit e Interit synojnë që të blejnë ndonjë futbollist në merkaton e radhës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

masakruan-gjyqtarin

‘’Masakruan’’ gjyqtarin shqiptar, skuadra italiane pezullohet për 29 vite

Një skuadër e futbollit amator italian në qytetin e Ankonas, Colle 2006, ...