Artan Lame rrëfen sëmundjen: Disa media përgatitën shkrimin mbi vdekjen time

artan-lameShpesh herë jeta na përball me supriza të forta, të hidhura e që kërkon një forcë të madhe, për të luftuar e për të mundur të keqen. E tillë ka qenë dhe për kreun e ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili nuk ka nguruar për të nadrë me publikun, përballjen e tij me sëmundjen dhe operacion e ndërlikuar në zemër.

Këtë herë, në një intervistë për “TCH”, Lame është shprehur se gjendja e tij ishte aq serioze, sa disa media i kishin përgatitur edhe lajmin e vdekjes. “Pati 2-3 nga mediat që përgatitën shkrimin për të nesërmen”,- kujton Lame.

Kliko per me shume info

Pjesë e rrëfimit, ka qenë dhe lufta me sëmundjen ku dhe ka pohuar se nuk ka pasur frikë nga vdekja.

“Pak a shumë të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la sëmundja ishte të humbas frikën nga vdekja. Realisht totalisht e kam humbur. Megjithëse mund të ndodhi çdo gjë, mund të na bjeri një panel mbi kokë. Mendoja se do të bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtuese.

Fitimin e betejës me zemrën, Lame e konsideron një miksim të fatit dhe mjekësisë.

“Nuk di të them realisht a është çështje fati apo çështje mjekësh. Besoj se është çështje e kombinimit të disa rrethanave ku ndonjëherë mjafton që diçka të shkojë keq dhe gjithçka mbaron me aq. Rasti e deshi që atë ditë të mos shkonte asgjë keq në një zinxhir gjërash që duhet të lidheshin. Që nga momenti që më ndodhi, që nga mjeku, që nga telefoni, që nga celulari, që nga shoferi, që nga makina, që nga mos bllokimi i trafikut, që nga ekzistenca e mjekut që duhej për të kapur në moment atë që duhej. Do të kishte mjaftuar që një nga këto elementë të çalonte do të ishte duke folur me drejtorin e ri të ALUIZNI-t”,- thotë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.