Lamborghini i kosovarit cmend edhe rusët

Teknologji

lambo-kosovariNjë banor i Kosovës, Driton Selmani ka ndërtuar “Lamborghinin” e vet duke përdorë pjesë të ndryshme nga vetura të ndryshme.

“Çdokush dëshiron të ketë një veturë të shtrenjtë. Unë nuk mund ta përballojë një të tillë, kështu që më është dukur e logjikshme që ta ndërtoja një super-veturë vet. Kemi bërë një punë të mirë”, ka thënë Selmani për NovaTV.

Selmanit i është dashur më shumë se një vit që të ndërtojë këtë veturë, duke përdorë pjesë të ndryshme nga vetura të ndryshme. Shokët e tij, thotë ai, e ndihmuan shumë për të plotësuar ëndrrën e tij.

Tani, vetura e tij, e shndërruar nga një Mitsubishi në Lamborghini, pëlqehet në gjithë Kosovën kur e shohin atë në rrugë, shkruan mediumi rus “Sputnik”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më pëlqejnë veturat sportive dhe jam duke punuar si mekanik. Kam biseduar me kolegët e mi dhe i kam pyetur – A mund të bëjmë edhe ne diçka të tillë? E tëra ka filluar si shaka, por si rezultat, kemi arritur sukses”, ka thënë Selmani.

Sipas mekanikut, Driton Selmani, vetura e tij ka një motor të rëndë me kapacitet prej 224 kuajfuqish dhe lirisht mund të krahasohet me një veturë sportive e shtrenjtë dhe origjinale sikur Lamborghini.

Një Lamborghini kushton rreth 1.6 milion dollarë, kështu që Selmani ka kursyer shumë para duke e ndërtuar vet një të tillë.

Ditë më parë, ishin mediat serbe që i kushtuan një shkrim të veçantë kosovarit, Driton Selmani për “Lamborghinin” e tij të veçantë.

“Nuk pati para ta blejë një makinë të tillë, ai ndërtoi një të tillë”, është titulli i portalit serb, Telegraf.rs.

ME TE LEXUARAT