Keni Note 7 me defekt? Këtë lajm të Samsung nuk duhet ta humbisni!

1
Kliko per me shume info

galaxy-note7Samsung po bën maksimumin për të ruajtur reputacionin dhe klientët në mbarë botën që pas problemeve me smartfonin e fundti Galaxy Note7, që shpërthen spontanisht në flakë.

Note 7 rezultoi me defekt pasi një problem ende i paidentifikuar se nga çfarë shkaktohet, bën që bateria e telefonit të nxehet dhe të shpërthejë në flakë.

Pas tërheqjes nga tregu të miliona pajisjeve, Samsung ka nxjerrë një ofertë, fillimisht për klientët në Korenë e Jugut, duke iu dhënë mundësinë ta ndërrojnë Note7 me Galaxy S7 apo S7 Edge, ose të presin deri vitin tjetër dhe të marrin me gjysmë çmimi Galaxy S8 apo Note8 pasi të dorëzojnë Note7.

Galaxy S8 pritet të dalë në muajin shkurt ose mars ndërsa Note 8 në shtator të vitit të ardhshëm.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here