Një lajm i ri për maturantët, 48 orë kohë për regjistrim, ja numri i kuotave të lira

UntitledRaundi i universiteteve vazhdon dhe akoma mbeten 4 mijë kuota të lira në universitetet publike që pas mbylljes së registrimeve në datat 17-18 tetor. Me sytë nga portali i klasifikimit, maturantët duhet të ndjekin nëse janë fitues dhe kanë 48 orë afat në vazhdim që të nisin regjistrimet pranë sekretarive të fakulteteve.

Ajo që bie në sy është numri i pakët i të regjistruarve krahasuar me numrin e kuotave të mbetura bosh. Në Fakultetin Ekonomik gjatë 48 orëve të shkuara janë regjistruar vetëm 173 studentë pasi kishte 776 kuota të lira dhe sot këto kuota kanë mbetur 603. Konkretisht në këtë fakultet kanë mbetur 182 kuota të lira në Financë, 240 në Administrim-Biznes, 107 në Informatikë Ekonomike dhe 74 në Degën Ekonomike. Regjistrimi për raundin pasardhës ka filluar sot dhe përfundon në datën 20 tetor ora 19:00.

Nëse maturantët nuk regjistrohen në asnjë nga këto degë ku janë shpallur fitues në datat 19-20 Tetor, humbasin të drejtën e regjistrimit në fazën pasardhëse. Ndërkaq maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, duhet të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, në datat 21 – 22 Tetor. Pas datës 22 Tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe deri në plotësimin e të gjithë kuotave të lira sipas udhëzimit që përcakton ministri e Arsimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Humbi vëllain në 2015: Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin ...