Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, lëndimi i Abrashit joserioz

Kliko per me shume info

abrashi2016Amir Abrashi, futbollisti shqiptar i SC Freiburg, nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, ndaj së shpejti mund të rikthehet në trajnim.

Kjo u njoftua të martën nga klubi sportive gjerman, ku militon mesfushori energjik kuqezi. Pas shqyrtimit të hollësishëm mjekësor në Spitalin Universitar të Freiburgut, është e qartë se ai nuk ka dëmtime serioze në ligament.

Kliko per me shume info

Abrashi ishte titullar në fitoren 2-1 në shtëpi, kundër FC Augsburg, por pësoi një lëndim dhe u zëvendësua një çerek ore pas nisjes së lojës. Frika e një dëmtimi të rëndë në ligamente ishte e pranishme, por për fat të mire jo e vërtetë.

Se kur shqiptari mund të luajë sërish, këto detaje nuk janë bërë ende të qarta nga klubi i tij. Kujtojmë se ky është sezoni i dytë i Amir Abrashit te FC Freiburg.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here