Qëlloi me armë drejt makinës në lëvizje, arrestohet laçiani, ja emri

arrestim-policia-rrugoreNjë 31-vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi akuzohet se një vit më parë ka tentuar të vrasë një shtetas duke qëlluar me armë drejt mjetit me të cilin lëvizte.
Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor të vitit 2015 në qytetin e Laçit, ku shtetasi Zef Lleshaj ka tentuar të vrasë me armë shtetasin E.R. duke qëlluar drejt mjetit që ky i fundit po lëvizte.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje ” mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here