Kuvendi “mbron” kriminelët: Asnjë zyrtar me rekorde gjyqësore

kuvend2015Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë sot informacion lidhur me formularët e vetëdeklarimit, në vijimësi të zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit. Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e tij, thuhet se Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e organit përgjegjës, ka vijuar me fazën tjetër ligjore pas publikimit të formularëve, ku ka kërkuar zyrtarisht me shkresë informacion nga Zyra e Gjëndjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit.

Është administruar në Kuvend, informacioni mbi gjendjet gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit.

Nga përgjigjia e kësaj Drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare.

Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përvec rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji.

Pas një rikujtese shkrese dërguar DPGJC, është administruar së fundmi edhe pergjigjia nga kjo Zyrë, me verifikimin e përbërësve të të dhënave të Rregjistrit Kombëtër të Gjendjes Civile të vitit 2010, për të gjithë listën emërore të funksionarëve publikë, subjekt i këtij ligji pranë Kryetarit të Kuvendit.

-Përmes kësaj përgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile ka dërguar listën emërore të konsultuar me të dhënat e vetdeklaruara nga subjektet dhe ato që pasqyrohen në rregjistrat themeltarë ( rregjistri kombëtar i shtetasve NCR ) ku janë dhënë edhe ndryshimet përkatëse për ato raste që kanë rezultuar të tillë.

Nga struktura e posaçme e Kuvendit, janë verifikuar emrat nominalë të zyrtarëve të cilët kanë deklaruar ose jo ndryshime të përbërësve të gjëndjes civile.

Nga ky kontroll i strukturës , rezulton se shumë emra i referohen ndryshimeve të mbiemrit pas martesës apo dhe ndryshimit të mbiemrit si rrjedhoje e dekretit të Presidentit për marrje shtetësie si dhe korrigjimeve për shkak të gabimit material nga zyrat e gjëndjes civile. Këto ndryshime janë të përputhura edhe me rregjistrin e gjëndjes civile të verifikuar nga zyra përkatëse e gjendjes civile.

Nga verifikimi i strukturës së posaçme, e krahasuar me të dhënat e zyrës së gjëndjes civile, na rezulton se disa zyrtarë që kanë vetdeklaruar ndryshime të emrit apo mbiemrit në kohë të ndryshme më të hershme , nuk rezultojnë me ndryshime të tilla në Rregjistrin aktual referues të vitit 2010. Siç dhe arsyetohet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile , konsultimi i plotë i këtyre të dhënave vijon në zyrat përkatëse të gjëndjes civile ku ato figurojnë të rregjistruar.

Pas marrjes dhe administrimit te informacionit zyrtar shkresor nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore, informacioni i mbledhur me shpjegimet perkatëse për gjeneralitete të ndryshuara apo vendime të formës së prerë të marra jashtë Shqipërisë , në zbatim të ligjit 138/2015 , procesi do të vijojë duke i dërguar edhe njëherë Zyrës së Gjëndjes Civile kërkesën për riverifikim për raste konkrete si dhe Prokurorisë së Pergjithshme , me qëllim verifikimin e plotë të të dhënave të plotësuara në formularin e vetdeklarimit nga zyrtarët , subjekt të këtij verifikimi ligjor, për të vlerësuar të dhënat e administruara në përputhje me parashikimet e Vendimit nr.l7 /2016 të Kuvendit për ato zyrtarë që rezultojnë me identitet të ndryshëm apo nuk kanë deklaruar ndryshimet e raportuara sipas ZGJC dhe ata me vendime të gjykatave jashtë shtetit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-burri-gruaja

Fier, burri që vrau gruan ndryshon dëshminë: Ja pse e hodha të zhveshur nga dritarja

Fredi Ruko 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana ...