Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e "Listës Serbe" për Trepcën

Kosovë&Rajon

kushtetuesja kosoveGjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për tu shqyrtuar kushtetutshmëria e ligjit për Trepçën, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës Serbe para dy javësh kanë dorëzuar për interpretim Ligjin për gjigantin ‘Trepça’ në Gjykatën Kushtetuese, i cili është miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ditën kur u votua Ligji për Trepçën, deputetët e Listës Serbe e kishin bojkotuar këtë seancë në shenj pakënaqësie.

Ndryshe, 93 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për miratimin e Ligjit për Trepçën. Prej tyre 79 kanë votuar “për”, asnjë “kundër” dhe ka pasur 14 abstenime.

Nëse Ligji për Trepçën nuk do të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, gjiganti ekonomik do të mund të shkonte në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.

ME TE LEXUARAT