Kukës, policia sekuestron 2.5 kg kanabis në mjet, në pranga dy persona

UntitledGoditet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. KËtë herë në Kukës, policia e qytetit arrestuan në flagrancë dy persona pasi u kapën me 2.5 kg kanabis. MËsohet se dy të rinjtë ishin banues në Lezha, Pashk Biba, 20 vjeç dhe Zef Boçi, 20 vjeç.
Sipas burimeve të policisë, është sekuestruar lënda narkotike dhe mjeti tip ”Ford”, me targa AA 360 FC.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Raportimi Policisë: “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, ka lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku u bë e mundur ndalimi i mjetit me drejtues shtetasin Pashk Biba dhe pasagjer shtetasin Zef Boçi.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, në pjesën e bagazhit u gjet një çantë ku brenda saj kishte 5 qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 2.5 kg Cannabis Sativa”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-italiane

Një aksident tragjik në Turin, humb jetën 30-vjeçari nga Shqipëria

Një 30-vjecar, shtetas shqiptar mësohet se ka humbur jetën në Turin, Itali.