Kufiri Greqi- Shqipëri, policia sekuestron 47 kg kanabis, autorët arritën të arratisen

UntitledPolicia greke sekuestron një tjetër sasi marijuane, 47 kilogramë, në kufirin Greqi-Shqipëri. Mësohet se të blutë pikasën një mjet në Argos Orestiko, pranë Kosturit, të cilit i ka bërë shenjë për të ndaluar. Menjëherë pas kësaj makina është larguar me shpejtësi, në përpjekje për t’iu larguar policisë. Vetëm pak minuta më pas, mjeti është gjetur i braktisur në Ksirolivadhi, Veria. Pasi gjeti mjetin, policia ka nisur kontrollin ku gjeti 47 kg 349 gramë marijuanë, e ndarë në 65 pako dhe e vendosur në 2 çanta. Nuk dihet se cilët ishin personat që po bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa policia ka nisur hetimet

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...