Kryegjyqtarit i publikohen përgjimet e aferës seksuale ditën e martesës së vajzës

Aktualitet

gjyqtari-gjirokasterProkurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të Policisë Gjirokastër do të ishin sot në hapjen e dasmës së vajzës së kreut të Gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi në lagjen “Virua” në vilën e tij një katëshe.

Burime për BalkanWeb pohuan se Boçi marton vajzën e tij të madhe, e cila gjithashtu punon në një institucion shtetëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet thanë se ai ka ftuar prokurorë dhe gjyqtarë të Gjirokastrës në një darkë me shoqërinë ku ka ftuar edhe drejtues të lartë të Policisë së këtij qarku. Por mësohet se ata nuk kanë shkuar pasi kishin dijeni për çështjen në fjalë.

53-vjeçari është baba i dy vajzave në moshë madhore dhe prej më shumë se 20 vitesh ka qenë Gjykatës i Shkallës së Parë dhe më pas është emëruar kryetar i gjykatës.

Pas publikimit të skandalit, të gjithë kolegët e tij, avokatët, gjyqtarët e prokurorë kanë mbyllur profilet në rrjetet sociale./bw

ME TE LEXUARAT