Ndroq, krimi në familje, ja autori vrasjes (Foto)

UntitledPasi vrau bashkëshorten e tij me armë dhe plagosi kunatën, Kasem Lila u arrestua menjëherë. Ngjarja në fjalë u shënua në fshatin në lagjen Çoçaj, në Ndroq. I ndodhur në kushte depresioni, 56-vjeçari qëlloi mbi gruan e tij, Afize Lila, 41 vjeçe dhe u plagos Zyra Lila, 56 vjeçe.Krimi në familje i kryer të shtunën është akoma në hetim nga policia. Raportimet tregojnë se autori ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Ai shprehet para policisë autorësinë e krimit, duke treguar se nuk kishte dashur ta vriste të shoqen, “Nuk e di se si u bëra për një moment. Po debatonim, por ja që e bëra’’.
Burimet e policisë tregojnë se e plagosura ka marrë një plagë në shpatull dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë në pyetje edhe vëllain e autorit dhe disa familjarë të tyre.

Dëshmia
Burime pranë oficerëve të kriminalistikës thanë dje për “GSH” se 56-vjeçari është pyetur për rrethanat e ngjarjes pak pas mesnatës të së shtunës. Fillimisht ai ka treguar se ishte konfliktuar me gruan që në mëngjes (të shtunën), por më pas sherri sikur ishte shuar. “Bëmë fjalë që në mëngjes. Ne jetonim të kushte të vështira ekonomike dhe Fizja filloi të bërtiste e të bënte fjalë. Pasdite ndodhi po e njëjta gjë. Në ato momente ishim te shtëpia e vëllait. Ne jetojmë në të njëjtin oborr, vetëm shtëpinë e kemi të ndarë”, ka thënë ai teksa herë pas here i dridhej zëri. Përsa i përket konfliktit mes tyre, Kasem Lila nuk ka dhënë një dëshmi konkrete, pasi e ka cilësuar debatin si diçka të çastit dhe pa ndodhë arsye. “Nuk e di as vetë se si ndodhi më tej. Ishim duke debatuar edhe me vëllain tim. Unë e dija që ai kishte një çifte në shtëpi. E dija ku e mbante. Dija që e kishte edhe me leje. Kam shkuar atje menjëherë dhe e kam marrë. E drejtova nga gruaja ime, por jo se doja ta vrisja. Doja vetëm ta trembja. Por ja që e bëra. Kam edhe një djalë që ndodhet në Itali. Nuk e di se si do t’i dal përpara tani”, ka deklaruar më tej ai.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dali-remzi-hoxhes

Djali i Remzi Hoxhës: Babai im u vra me urdhër të Sali Berishës

“Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali ...