Krimi tragjik në Ndroq, burri vrau gruan, plagosi kunatën pasi i hoqën këmpin

ndroq-policiaTirane – UPDATE – Policia e Tiranes “hedh drite” mbi krimin e ndodhur ne Ndroq mbremjen e djeshme. Sipas hetimeve, shtetasi Kasem Lila, 56 vjec, vrau gruan e plagosi kunaten pas nje periudhe acarimi nervor si pasoje e nderprerjes se ndihmes financiare.

Ai kishte perfituar kemp nga shteti pas nje operacioni per heqje tumori ne koke disa vite me pare por kjo ndihme financiare ishte nderprere muajin e fundit.

Kjo gje e ka acaruar se tepermi 56-vjecarin i cili ka kaluar ne gjendje depresive duke krijuar konflikte te vazhdueshme me gruan dhe te afermit qe  e vizitonin shpesh pas problemeve me te cilat ai po perballej.

Nje konflikt i tille ka ndodhu edhe mbremjen e te shtunes. Policia ne nje informacion te perditesuar ne lidhje me krimin tha se më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një njoftim në numrin e emergjencave 112, se në lagjen Çoçaj, Ndroq, ka patur një konflikt ku për pasojë kanë mbetur të plagosura dy shtetase.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:

– Kasem Lila, 56 vjeç, banues në Ndroq.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, çifte, bashkëshorten e tij shtetasen Fize Lila, 41 vjeçe, banuese në Ndroq, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave shtetasja Z. Lila, 56 vjeçe banuese në Ndroq, e cila ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një armë gjahu teke.
2. Dy gëzhoja arme gjahu.
3. 20 fishek arme gjahu.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c të Kodit Penal./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...