Krimet e Rënda kërkojnë burg për të arrestuarit nga grupi i trafikantëve fierakë

UntitledProkuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 8 persona nga Fieri, të dyshuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të arrestuar para dy ditësh, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria në qershor të vitit 2016.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se:
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet në qershor 2016, pasi Meto Skënderaj dyshohet se, me veprime aktive bashkëpunuese në kuadër të pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal me shtetasit Leo Tafa dhe Mehmet Skënderaj, siguronte sasi bimesh narkotike, të cilat me pas i ka magazinuar ato, duke i përpunuar e përgatitur (tharë) me qëllim shitjen dhe trafikimin e tyre jashtë territorit shqiptar.

Këto veprime i ka kryer në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, ne fshatin, Ninesh, Komuna Fratar/Mallakaster, i cili ka vënë në dispozicion banesën e tij. Për të realizuar këtë atij i është dashur edhe ndihma e shtetasve Ardit Tafa, Dorian Tafa, Eglantin Tafa dhe Miklovan Kuka (te gjithë nga fshati Rreth, Komuna Libofshe, Fier), dhe Artan Skëndaj (ky i fundit banues në Ninsh), si dhe ndihma e shtetaseve J.M dhe T.GJ.

Në kontrollin që policia bëri në banesën e Mehmet Skënderaj, në tre dhoma të banesës gjeti grumbuj sasish bimësh narkotike në gjendje të tharë, dhe në proces tharjeje, si dhe nëpër tavane të dhomave gjeti dega bimësh narkotike në poçes tharjeje. Këtu u sekuestrua sasia prej 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe sasia prej 425 fara bime e dyshuar Cannabis Sattiva, që u gjet në një kuti plastike në formë të rrumbullakët, me peshë 26.70 gram.

Tek gjetja dhe sekuestrimi i kësaj sasie bimësh narkotike në proçes përpunimi për shitje, dhe e farave të bimëve narkotike, u arrit të shkohej, në datë 23.10.2016, kur rreth orës 07.00, forcat e policisë ndoqën mjetin tip “Audi A4” ngjyrë të bardhë, me targa AAxxxJN, në të cilin udhëtonin shtetasit Meto Sheme Skënderaj, Leo Tafa, Ardit Tafa, J.M dhe T.GJ, i cili ndaloi në banesën/ ambientin ku ishte magazinuar bima dhe farërat e narkotikut.
Pas kësaj, u ndërhy ne banesën e shtetasit Mehmet Skenderaj, ku u gjeten, veç Mehmet Skënderaj, edhe shtetasit Dorian Tafa, Eglantin Tafa, Miklovan Kuka dhe Artan Skënderaj. Në momentet e ndërhyrjes së policisë në banesë, shtetasit Dorian Tafa, Eglantin Tafa dhe Miklovan Kuka, u larguan me vrap në drejtim të një përroi përgjatë një terreni të pyllëzuar, dhe pas ndjekjes përreth 1 (një) kilometër, ata u arrestuan.

Mehmet Skënderaj u deklarua se kishte vendbanimin aktual në lagjen Cole/Vlorë, dhe se ishte thjesht një ‘’punëtor’’, të tjerët nuk dhanë asnjë shpjegim për faktin e verifikuar në vend, ndërsa Artan Skënderaj u deklarua se nuk kishte asnjë lidhje me këtë që u konstatua.

Sa lart, ngrihen dyshime të bazuara në provat e deritanishme, se Meto Skënderaj, ka konsumuar elementë të veprës penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të “pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë:

“Arrest me burg”, të dyshuar si organizatorë
1- Leo Tafa
2- Meto Skenderaj
3- Mehmet Skenderaj

“Arrest me burg” me afat 30 ditë, të dyshuar si “punëtorë”
4- Indrit Tafa
5- Dorjan Tafa
6- Englatin Tafa
7- Artan Skenderaj
8- Miklovan Tafa./balkanweb/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

basha-opinion

A do ketë koalicion PD-LSI? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në Televizionin Klan, ...