Krim në familje në Ndroq, burri depresiv vret gruan, plagos kunatën me cifte

ndroq-policiaPolicia flet per ngjarjen e rende te ndodhur mbremjen e te shtunes ne Ndroq ku burri vrau gruan e plagosi kunaten. Sipas burimeve zyrtare, saktesohet se viktima eshte gruaja e autorit te krimit.

“Konfirmojme se viktima eshte shtetasja Afize Lila, rreth 47 vjece, gruaja e autorit te krimit”, tha policia mbremjen e te shtunes.

Ne nje Informacion paraprak ne lidhje me ngjarjen, policia thote:

Më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, ku njoftohemi se në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ka pasur një konflikt në familje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy shtetase.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kasëm Lila,

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas pas një konflikti me të vëllain e vet, ka qëlluar me çifte bashkëshorten shtetasen Afize Lila, 50 vjeçe dhe kunaten e vet F. Lila, 40 vjeçe. Gruaja pesoi plage te renda e me pas ndërruar jetë në S.Q.U ndërsa F. Lila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethana”, njoftoi policia.

Mesohet se autori kishte probleme nervore, pasi vite me pare ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne koke dhe prej asaj kohe ka mbetur me probleme. Kunata e autorit te krimit mesohet se eshte jashte rrezikur ne reanimacionin e spitalit ushtarak.

Artikulli i meparshem, krimi ne familje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e te shtunes në Ndroq, në Tiranë ku raportohet se paku per nje te vdekur.

Nga të dhënat paraprake te bera me dije nga policia, mësohet se ka ndodhur krim në familje, ku kanë mbetur një i vdekur dhe një i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes ku burri ka qelluar me cifte ndaj gruas dhe kunates pas nje sherri te momentit.

Si pasoje e te shtenave, gruaja ka mbetue e plagosur ndersa kunata ka humbur jeten.

Policia ka shkuar ne vendin e krimit dhe ka vene ne pranga autorin e ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nis nga 1 Janari/ Ja si do të funksionojë sistemi i ri i gjobave

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi sot se nga Janari i vitit ...