Policia parandalon krimin në familje, vë në pranga një 31-vjeçar

Kliko per me shume info

UntitledParandalohet një krim në familje nga policia e Tiranës pasi u lajmëruan me një telefonatë nga gruaja. Policia menjëherë mbërrin në vendngjarje duke vënë në pranga një 31-vjeçar i cili kanoste gruan me pistoletë se do ta vrisje. Sipas të dhënave zyrtare në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 1 është vënë shtetasi Ylber Gj., banues në Tiranë.

Telefonata e ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Kliko per me shume info

– Një armë zjarri tip pistoletë model 54,

Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here