Kosovë, nga e mërkura do të ketë ndryshim të motit

Kosovë&Rajon

moti2016Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se tri ditët e para të javës që fillon do të jenë më të nxehta.

Ndërsa nga pasditja e së mërkurës deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

Temperaturat do të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero”, është thënë në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

ME TE LEXUARAT