"2 mijë Euro dhe të çoj në Australi"! Ja si e mashtroi kosovari të riun nga Tirana
Lajmifundit
/
26 Tetor 2016, 10:44
Aktualitet
Artan Berish, 40 vjeç, nga Kosova, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim, pasi i mori 2 mijë Euro një të riu nga Tirana.
Mësohet se 25-vjeçari Bilbil C. ka kallëzuar se qytetari nga Kosova i kishte premtuar vizë për në Australi në këmbim të shumës së parave prej 2 mijë Euro.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
I riu kishte bërë pagesën e tarifës së kërkuar, por ishte mashtruar nga 40-vjeçari kosovar pasi ishte larguar kur mori paratë.
Artan Berish është në kërkim dhe po hetohet nga drejtësia shqiptare.