Kosova miraton rezolutën për Nehat Thaçin, s`përfshihet ndërprerja e dialogut

Kliko per me shume info

kuvendi-kosove16Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën gjashtë pikëshe të propozuar nga dy partitë e koalicionit qeverisës, PDK-LDK, e cila ka marrë 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime, derisa ajo e propozuar nga deputeti Gëzim Kelmendi dhe mbështetur nga opozita ka marrë 19 vota pro, 38 kundër dhe 18 abstenime.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka paraqitur rezolutën e koalicionit qeveritar për lirimin e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Kliko per me shume info

Në rezolutën e koalicionit dhe grupit 6+, si pika numër një është shtuar se Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit Nehat Thaçit, pikë kjo e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti.

Në rezolutë kërkohet që BE si ndërmjetëse e dialogut të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi. Por, në rezolutën e koalicionit qeveritar nuk përfshihet pezullimi i bisedimeve në Bruksel deri në lirimin e Thaçit, gjë e cila kërkohet nga opozita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.