Kosova braktis pjesëmarrjen në takimin Rama-Vucic në Serbi

qeveri-kosovePlanifikuan që t’i bashkëngjiten takimit të kryeministrave të rajonit. Por, një veprim i Serbisë detyroi zyrtarët kosovarë që të anulojnë çdo gjë që kishin në plan.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë anuluar përfundimisht takimin e paralajmëruar në Beograd mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 12 deri 14 tetor në Beograd.

Kliko per me shume info

Pjesë e këtij takimi do të ishin të pranishëm edhe nga pala kosovare. Por, këta të fundit anuluan vizitën e tyre, për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata e Nishit, për rastin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Gazeta Express ka arritur të marrë konfirmimin e anulimit të kësaj vizite nga vetë pjesëtarët e delegacionit të Kosovës.

Blerta Deliu, deputete e Kuvendit nga PDK-ja, e ka konfirmuar për Express anulimin e vizitës, si pjesë e panelit që parashihej të merrnin pjesë në Forumin e Gjashtë të Sigurisë në Beograd.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Nishit për zyrtarin policor Nehat Thaçi, që të mbahet në paraburgim, ka shtyrë delegacionin nga Kosova i përbërë nga Blerta Deliu, Ilir Dedaj, Ramadan Ilazi dhe Bajram Gecaj që ta anulojë vizitën në Beograd, si pjesë e Forumit të Sigurisë.

Nehat Thaçi po akuzohet në Serbi për terrorizëm dhe për dëbimin e një familjeje serbe nga një fshat afër Lipjanit në vitin 1999. Këto akuza Thaqi i ka mohuar dje në procesin gjyqësor.

Takimi i dy kryeministrave, Edi Ramës nga Shqipëria dhe Aleksandar Vuçiq nga Serbia do të bëhet në Beograd, si pjesë e Forumit të Sigurisë së Beogradit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.