Korrupsioni, dhjetë të arrestuar për rryshfet ndaj policëve rrugorë

rrugorjaaaKrahas arrestimit të drejtuesve të mjeteve që konstatohen nën efektin e pijeve alkoolike apo pa leje drejtimi, policia po arreston në flagrancë edhe ata drejtues mjetesh që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Rrugores me para nën dorë.

Kështu, vetëm gjatë kësaj fundjave, policia ka njoftuar për arrestimin e të paktën 10 personave që i kanë dhënë para’ efektivëve të Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin administrativ për shkeljet e bëra.

Arrestimet në flagrancë kanë ndodhur thuajse në të gjithë vendin, si në Elbasan, Vlorë, Dibër, Bulqizë, Korçë, Pogradec etj. Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë normat dhe rregullat e qarkullimit si dhe ato të komunikimit me efektivët e Rrugores, pasi ligji do të zbatohet njëlloj për të gjithë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. per me dal kta te 10 duhet me koruptu 10 prokurore dhe 10 gjykatsa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...