Tenton të korruptojë policin, por e pëson keq elbasanlliu

policia-elbasanPolicia e Elbasanit ka arrestuar një person pasi ka tentuar t’i jap para punonjësit të policisë për të mos e gjobitur.

Mësohet se Ferdinad Zyla, 52 vjeç, nga Cërriku, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky Zyla ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...