10 mijë lekë policit për t’i shpëtuar gjobës, por .. ja ku përfundon i riu

polici-makinePolicia e Dibrës në aksin rrugor Klos-Mat kanë konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor automjetin tip Benz që drejtohej nga Todri Gjoka 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentin kur punonjësi i Policisë Rrugore do t’i plotësonte masën administrative për ta dërguar në OASh, për rrip sigurimi të pasagjerit dhe për pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 1000 lekë, të futura në mes të dokumenteve.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit së bashku me automjetin e tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapja e 10 ton droge në Itali, reagon policia shqiptare: Ja e vërteta

Policia shqiptare ka reaguar ne lidhje me lajmin per arrestimin e nje ...