Korçë, familja në kushte mjerane bën apel: ”Na jepni një strehë”

UntitledVarfëria e tejskajshme dhe kushtet çnjerëzore kanë gjunjëzuar familjen Mehmetaj në fshatin Dishnicë të Korçës. Një kasolle e vogël ku çfarë bie jashtë hyn brenda është streha e vetme për familjen me tre anëtarë: një nënë e sëmurë dhe e paralizuar, një fëmije me barkun bosh dhe kryefamiljari që kujdeset për to, ndërsa mundësia për punë është inekzistente.
Një histori e trishtë dhe plot dhimbje është kjo e familjes Mehmetaj të cilëve dyert ku ata kanë trokitur për ndihmë nuk iu janë hapur kurrë.

Ndërsa e vetmja dritë jeshile shohin median. Avni Memetaj është 33 vjeç ndërsa jeta e ka mbytur me vuajtje dhe mundime. Mes lotësh që nuk i ndalen asnjë moment tregon gjendjen ku ai jeton në kushte çnjerëzore.

E vetmja kërkesë që kanë pavarësisht mungesave të shumta është strehimi, një nevojë urgjente pasi vogëlushja nuk mund t’i rezistojë të ftohtit.

E ndërsa largohemi nga kasollja ku jetoj familja Mehmetaj dhimbja është e madhe ndërsa sytë e Manuelës së vogël na ndjekin si të vetmen shpresë për ta ndihmuar./balkanweb/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

andrea-stefani

“Çastet e fundit të Andrea Stefanit, i bindur se dhe këtë betejë do ta fitonte”

Gazetari Mero Baze në një shkrim në kujtim të Andrea Stefanit, tregon ...