Shkodër, kontrabanda e cigareve, shkon në 7 numri i të arrestuarve

6
Kliko per me shume info

cigarettDy persona të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës për akuzën e kontrabandës. Në vijim të operacionit të djeshëm të koduar “Akciza” organizuar nga Sektori për krimin ekonomik e financiar dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ku u arrit që të sekuestrohen 5146 paketa cigaresh, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llampa kontrabandë, si dhe u arrestuan 5 persona dhe 1 tjetëru shpall në kërkim, policia ka arrestuar sot Ylli Rikaj, 44 – vjeç, banues në Shkodër dhe Esad Kukaj, 48 – vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Burimet zyrtare kane thene se ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen si autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Kliko per me shume info

Policia thotë se vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të dyshuar.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here