Konfindustria: Qeveria të ndryshojë ligjin e koncesioneve

qeveria14Konfindustria do ti kërkojë qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë dhe përmirësimin e mëtejshëm të ligjit të konçesioneve. Sipas Konfindustrisë në ligj duhet përfshirë koncepti i garancisë në para”Cash” në përqindje prej 5-10% të masës së investimit të pretenduar të fituesit.

5 deri në 10% të masës së investimit që do të kryejë fituesi i pretenduar i një konçesioni duhet ta garantojë me para “Cash”. Propozimi vjen nga Konfidustria e cila mendon se kjo bëhet e domosdoshme për ti paraprirë vendimarrjes së pritshme për disa projekte të mëdha kërkuar së fundmi si psh, në industrinë portuale dhe turistike si në Karpen, Divjakë etj.
Përmes një njoftimi për shtyp Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku thotë se Konfindustria do ti kërkojë Qeverisë, Kuvendit dhe vendimarrjes politike në përgjithësi të përmirësojë ligjin e konçesioneve ku para së gjithash të përfshihet koncepti i garancisë.
Në njoftim theksohet se “Përvoja e deritashme ka treguar, se në mjaft raste burime mjaft të rëndësishme natyrore të vendit të dhëna në konçesion dhe forma të tjera ligjore, kanë shkelje të afateve kohore, deri në mosvënien fare në shfrytëzim, duke u mbajtur të bllokuara në kohe mjaft të gjatë shoqëruar deri në braktisje të plotë të projekteve.”
Pasojat që i vijne ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë nga kjo janë mjaft të rënda.
Shembull Konfindustria merr investimin e parashikuar në Gjirin e Lalëzit për të cilën thekson se “Pavarësisht ngjarjes tragjike është e papranueshme që gjithë projekti i parashikuar të braktisej.”
Prandaj Konfindustria vlerëson se kërkesa e saj është e përligjur në emër të interesit publik afatgjatë, sidomos në sektorët strategjikë të ekonomisë si infrastruktura portuale, aeroportuale, turistike, komunikacion, burime natyrore, rrjetet energjitike, etj.
“Vendosja me ligj e garancisë në para “Cash” për investimin e parashikuar rrit në mënyrë të dukshme seriozitetin e projektit dhe bizneseve të afruara si edhe është pengesë e rëndësishme për veprimet e mundshme korruptive dhe subjektive” thote Buxhuk përmes njoftimit për shtyp.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Energjia elektrike 2017, OSHEE: Tarifat nuk do të ndryshojnë

Këtë vit 2017, mësohet se nuk do të ketë rritje të çmimit ...